Deputetët votojnë kundër rritjes së pagave për mjekët e policët për angazhimin në pandemi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu propozoi në seancën ku po shqyrtohet buxheti i Kosovës që të rriten pagat e personelit shëndetësor dhe policëve që po japin gjithçka nga vetja në përballje me pandeminë covid 19.

Haxhiu tha se personeli shëndetësor dhe Policia meritojnë mbështetje në këtë periudhë të ndjeshme kur po punojnë pandërpre në ndihmë të qytetarëve të Kosovës.

Propozimi i Haxhiut mori vetëm votat e deputetëve të PDK-së, ndërsa deputetët e partive tjera votuan kundër dhe abstenuan duke mos mbështetur këtë propozim.

“Edhe pse nuk e dhatë për mjekët, po jepeni për policinë se ndoshta iu dënojnë pak dhe jepeni votën pro se policët dhe mjekët po punojnë e hanë byrek, ne biftek e nuk kanë as t’i ushqejnë fëmijët e vet, e vlerësojeni se si do të kemi mundësi ta luftojmë pandeminë”, tha ai.