Deputetët që votuan pro dhe kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, pasi 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar.

Në momentin e votimit në Kuvend ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës të së mërkurës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Vlen të përmendet se liderët e partive opozitare Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj nuk ishin prezentë fare në momentin e votimit të këtij Projekt Kodi.

Kundër:

LISTA E SAKTË E VOTIMIT PËR KODIN CIVIL NË KOSOVË
Kundër:
1. Burim Meta (VV)
2. Jetmira Vrenezi (VV)
3. Eman Rrahmani (VV)
4. Labinote Demi Murtezi (VV)
5. Gramos Agusholli (VV)
6. Visar Korenica (VV)
7. Fitim Haziri (VV)
8. Drita Millaku (VV)
9. Fjolla Ujkani (VV)
10. Ekrem Mustafa (VV)
11. Alban Bajrami (VV)
12. Milazim Saijaj (VV)
13. Nijazi Isaku (VV)
14. Arijeta Rexhepi (VV)
15. Arta Bajralija (VV)
16. Halil Thaçi (VV)
17. Besnik Tahiri AAK
18. Pal Lekaj AAK
19. Time Kadrijaj AAK
20. Albana Bytyqi AAK
21. Beke Berisha AAK
22. Mërgim Lushtaku PDK
23. Fidan Jilta Multietnik
24. Duda Balje Multietnik
25. Samra Iljaz Multietnik
26. Erxhan Galushi Multietnik
27. Bahrim Shabani Multietnik
28. Fridon Lala Multietnik
29. Bekim Arifi Multietnik.
Abstenuan:
1. Hydajet Hyseni
2. Gazmend Gjyshinca
3. Mirlinda Sadiku
4. Driton Hyseni
Për:
1. Glauk Konjufca
2. Mimoza Kusari Lila
3. Vasfije Krasniqi
4. Armend Muja
5. Fatmire Kollqaku
6. Avni Dehari
7. Artan Abrashi
8. Shqipe Selimi
9. Gani Krasniqi
10. Tinka Kurti
11. Enver Haliti
12. Yllza Hoti
13. Agon Batusha
14. Salih Zyba
15. Vendenis Lahu
16. Fitore Pacolli
17. Jahja Kokaj
18. Haki Abazi
19. Ardian Gola
20. Arber Rexhaj
21. Dimal Basha
22. Mirsad Shkreta
23. Doarsa Kica Xhelili
24. Besim Muzaqi
25. Jeta Statovci
26. Luan Aliu
27. Adelina Grainca
28. Arjeta Fejza

Në sallën e Kuvendit gjatë votimit të këtij projekt-kodi ishin të pranishëm 77 deputetë, por që vetëm 61 prej tyre shfrytëzuan të drejtën e votimit.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Glauk Kojufca, pas dështimit të miratimit të këtij projekt – kodi deklaroi se: “Moti nuk ka pasur votim më të larmishëm në Kuvendin e Kosovës.”

Tutje ai shtoi se nuk është diçka e pazakontë dhe se kudo në botë ka ndodhur kështu.

Një debati “i nxehtë” u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës ku disa një deputete e Lëvizjes Vetëvendosje përdori edhe terma ofendues kundrejt komunitetit LGBTI+.

Labinotë Demi – Murtezi deklaroi se me votën e saj kundër këtij projekt – kodi synon “ta mbrojë moralin publik”.

Kundër projekt -kodit civil u shpreh edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani. Sipas tij angazhimi i tij politik ka domethënie në momentin kur ai del kundër të drejtave të komunitetit LGBTI.

Edhe Gazmend Gjyshinca i VV-së u deklarua se do të abstenojë kur ky kod të hidhet në votim.

“Për këtë çështje e shoh të nevojshme të shteren në atë mënyrë që asnjë ligj mos të kontestohet nga shoqëria. Mbështetur në këtë, unë sot do të abstenoj. S’kam votë kundër Qeverisë Kurti. I kam besuar vizionit, programit të saj që në fillim”, tha ai.

Projekt – kodi Civil e definon martesën ndërmjet personave me gjini të ndryshme, si dhe në veçanti për Nenin 1138, paragrafi 2, i cili parasheh “bashkësitë e regjistruara civile me seks të njëjtë”.

Në Projekt-kodin Civil thuhet se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”.

Por, në nenin e radhës thuhet se “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara” dhe se kushtet dhe procedura lidhur me këtë rregullohen me ligj të veçantë.

Në Kushtetutën e Kosovës thuhet “se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”.

Në Projekt-kodin Civil nuk definohet se çfarë është “bashkësi civile”. Por, megjithatë, aty shkruan se “të martuarit dhe partnerët në bashkësi civile gëzojnë të drejta dhe detyra reciproke në bazë të këtij Kodi”.