Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Një delegacion i deputetëve të kryesuar nga Mimoza Kusari-Lila mori pjesë në takimit të 12-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel.
Kusari- Lila në fjalën hyrëse përveç thirrjes për heqjen e masave, foli edhe për aplikimin e Kosovës në BE.
“Në fjalën e saj hyrëse, kryesuesja Kusari-Lila theksoi se është hera e parë në historinë parlamentare të Kosovës që delegacioni i këtij Komisioni ka përmbyllur me sukses me mandat të plotë të legjislatures gjashtë takime, gjë e cila tregon stabilitetin politik dhe maturinë institucionale që Kosova ka arritur. Në vijim të fjalimit të saj, potencoi domësdoshmërinë e tërheqjes së menjëherëshme të masave ndaj Kosovës nga BE, përgjigjen në aplikimin e Kosovës për shtet kandidat në BE si dhe anëtarësimin e Kosovës në BE”, tha Kusari.
Nga Kuvendi i Kosovë morën pjesë edhe anëtarët e këtij delegacioni, deputetët Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Jeta Statovci, Avdullah Hoti, Ariana Musliu-Shoshi, Pal Lekaj dhe Enis Kervan. Ndërsa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komisionit iu adresua edhe Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.