Deputetët ankohen pse mediat i kanë “përgjuar” në parlament taksa ata hapnin faqe të turpshme

Sjelljet e turpshme të disa deputetëve, të cilët kanë hapur faqe me përmbajtje të turpshme gjatë seancave plenare janë diskutuar në në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, por deri tani asnjë masë ndëshkimi nuk është shqiptuar.

Përvec se kishin shpërdoruar detyrën publike duke u sillur në mënyrë të shëmtuar, deputetët që kanë hapur faqe erotike në sallën e parlamentit janë ankuar tek organet e Kuvendit të Shqipërisë se gjoja se mediat i paskan “spiunuar” duke u qëndruar mbi kokë.

Madje, disa prej ligjvënëse janë përplasur me stafin e Kuvendit për këtë çështje.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste Taulant Balla, Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, që ta diskutojnë këtë shqetësim me deputetët që hapin faqe në internet me përmbajtje jo etike.