Depresioni mund të jetë i llojeve të ndryshme, ja çfarë duhet të dini

Ne të gjithë ndihemi keq emocionalisht dhe jemi në humor jo të mirë herë pas here, dhe kjo është krejt normale. Por nëse e ndjeni veten të zymtë dhe të keq pothuajse gjatë gjithë kohës, ka një shans të lartë që të vuani nga depresioni klinik.

Pra depresioni nuk është vetëm një lloj, siç mendojnë shumica e njerëzve. Mund të shfaqet në mënyra të ndryshme.

Depresioni i madh

Në këtë rast, njerëzit ndihen në depresion pothuajse çdo ditë të javës. Disa simptoma të tjera përfshijnë:

– Humbja e interesit ose aktiviteteve të përditshme

– Humbje ose shtim në peshë

– Vështirësi në gjumë

– Ndiheni të shqetësuar

– Të qenit i lodhur dhe pa energji

– Ndjeheni të pavlerë ose fajtorë

– Problem me përqendrimin

– Mendime për vetëvrasje

Ju mund ta keni këtë çrregullim, në rast se ju shfaqen pesë ose më shumë nga këto simptoma për dy javë ose më gjatë.

Çrregullimi bipolar

Ata që vuajnë nga çrregullimi bipolar kanë luhatje të humorit që mund të shfaqen në formën e shpërthimeve të larta të energjisë në episode tmerrësisht depresive. Ilaçet mund të vënë nën kontroll situatën tuaj. Disa nga ilaçet përfshijnë serokel, latuda dhe kombinim olanzapine-fluoxetine. Psikoterapia gjithashtu ndihmon në raste të tilla, raporton Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv.

Çrregullimi afektiv sezonal

Çrregullimi Afektiv Sezonal është një periudhë e depresionit të madh që ndodh më shpesh gjatë muajve të dimrit. Nuk prek njerëzit gjatë stinëve të pranverës dhe verës. Për ata që vuajnë nga ky çrregullim, ilaçet kundër depresionit mund të ndihmojnë, dhe po ashtu terapia.

Depresioni psikotik

Ata që kanë depresion psikotik tregojnë simptoma të depresionit të madh së bashku me simptomat “psikotike”:

– Halucinacione

– Deluzione

-Paranoja

Një kombinim i barnave antidepresive dhe antipsikotike mund të ndihmojë në trajtimin e pacientëve të tillë.

Depresioni peripartum (pas lindjes)

Ka kaq shumë gra që i nënshtrohen depresionit në javët dhe muajt pas lindjes. Ilaçet kundër depresionit mund të ndihmojnë në mënyrë të ngjashme si në trajtimin e depresionit të madh, që nuk ka lidhje me lindjen e fëmijëve.