Ballina Jeta Fitnes (VIDEO) Depilim me sheqer, recetë që nuk dështon

(VIDEO) Depilim me sheqer, recetë që nuk dështon

Depilimi me sheqer, njohur ndryshe si depilimi tradicional i gjyshes vazhdon t’i rezistojë kohës.

Në një tigan shtoni:

2 lugë gjelle sheqer kaf

1/2 gote ujë të vakët (100 ml)

Lëng limoni sipas dëshirës.

Përzieni mirë përbërësit mirë derisa të lidhen. Lërini të ziejnë për disa 5-6 minuta.
Pasi përbërësit të jenë shkrirë me njëri-tjetrin dhe të jetë formuar një masë xhelatinoze, hidhni masën në  një enë qelqi.

Kujdes!

Sheqeri nuk duhet të jetë shumë i nxehtë pasi rrezikon të plasarisë vazon.

Më pas me ndihmën e një spatule druri ose plastike shtrini dyllin e sheqerit mbi lëkurë dhe lëreni që të ngrijë paksa dhe tërhiqni qimen nga ana e kundërt.

Ndryshe nga depilimi me brisk, ku është e nevojshme që lëkura të jetë e lagur dhe e hidratuar, në këtë rast lëkura duhet të jetë e thatë.

Pas depilimit mund të aplikoni sipas dëshirës xhel aloe vera ose vaj esencial.

Exit mobile version