Departamenti Amerikan i Drejtësisë mbyll njësinë e krijuar për të goditur mashtrimet me kriptomonedhat

Kur NCET u lançua, fokusi i saj ishte goditja e kriptomonedhave përdorur për pastrim parash, vjedhje dhe mashtrim. Në vitet e fundit Departamenti i Drejtësisë fitoi disa çështje të profilit të lartë kundrejtë entiteteve si Binance, Tornado Cash dhe Bitfinex.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka shpërbërë njësitë e përqendruara tek mashtrimet e kriptomonedha. Zëvendës prokurori i përgjithshëm Todd Blanche tha se Ekipi Kombëtar i Kriptoaseteve do të mbyllet raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Kur NCET u lançua, fokusi i saj ishte goditja e kriptomonedhave përdorur për pastrim parash, vjedhje dhe mashtrim. Në vitet e fundit Departamenti i Drejtësisë fitoi disa çështje të profilit të lartë kundrejtë entiteteve si Binance, Tornado Cash dhe Bitfinex.

Megjithatë shpërbërja e NCET është lëvizja më e madhe e administratës Trump e cila po ndjek një politikë më miqësore ndaj kriptoaseteve.

Menjëherë pasi mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për inkurajimin e krijimit të rrjeteve blockchain. Përveç DoJ, edhe Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë ka ndryshuar qëndrim rregullator ndaj kriptomonedhave duke mbyllur një sërë çështjesh kundrejt emrave të shquar të industrisë si Coinbase apo Ripple.

Megjithatë, kriptomonedha mbetet një përpjekje e rrezikshme, me vjedhjen ende të shfrenuar në nivel individual dhe kombëtar.

Për më tepër, familja Trump tashmë ka një interes të veçantë në inkurajimin e operacioneve të kriptove, duke pretenduar një shumicë të të ardhurave nga shitjet e tokenëve të World Liberty Financial.