Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dënohet me katër vjet burg ish-liderja e Birmanisë

Dënohet me katër vjet burg ish-liderja e Birmanisë

Aung San Suu Kyi

Ish-liderja e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, është dënuar me katër vjet burgim. Pushteti i saj ishte rrëzuar në fillim të këtij viti, derisa Suui Kyi ishte arrestuar më 1 shkurt.

Mbi të rëndojnë një varg akuzat, ndër to nxitja e trazirave dhe shkelja e masave anti-COVID.

Në total ajo ka 11 akuza, të cilat i ka mohuar të gjitha. Që nga shkurti, ish-liderja po mbahej në arrest shtëpiak, kur ushtria kreu grusht-shtet dhe mori pushtetin. /koha

Exit mobile version