Dënim me vdekje për përdhunuesin dhe vrasësin e fëmijës sirian

Gjykata e Lartë Penale në Amman dënoi me vdekje një djalë jordanez për përdhunimin dhe vrasjen e një fëmije shtatëvjeçar nga Siria, njoftoi agjencia jordane e lajmeve PETRA.

PETRA tha se përdhunuesi, i cili është 27 vjeç, e mori fëmijën në një shtëpi të braktisur në kryeqytetin e rrethit Jabal Al-Nuzha të Ammanit, e sulmoi atë seksualisht, dhe më pas e vra në mënyrë makabre.

Ai u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa aktivistët sirianë dhe jordanezë kishin kërkuar dënimin maksimal ndaj tij.

Janë pothuajse 700.000 refugjatë sirianë të regjistruar në Jordani, megjithatë numri i sirianëve të paregjistruar është edhe më i lartë. /MESAZHI/