Dënim me burg të përjetshëm për “uzurpatorët e Turk Telekom”

Prokuroria në Stamboll ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për katër të paditurit lidhur me okupimin e ndërtesës së Türk Telekom në Stamboll, në natën e 15 korrikut të vitit të kaluar. Kjo date ishte pikerisht kur grupi pucist u përpoq të organizonte një grusht shteti në Turqi.

Në aktakuzë, gjendet edhe oficeri i lartë Nurullah Zeki Atmaca, i cili, sipas dokumenteve të puçistëve të mbledhura gjatë hetimit, pas grushtit të shtetit do të “ngritej në karrierën e tij”.

Anëtarët e grupacionit FETO, te lidhur me “imamin” kontrovers Fetullah Gylenin ishin të infiltruar në institucionet turke të sigurisë më 15 korrik të vitit të kaluar, nga ku edhe tentuan realizimin e një grushti të shtetit duke vrarë 249 persona dhe plagosur rreth 2.000 të tjerë. /MESAZHI/