Mijëra demonstrues dolën të shtunën në qendër të kryeqytetit francez Paris për të kundërshtuar vaksinimet e detyruara dhe dokumentet e vaksinimit të kërkuara nga qeveria.
Demonstrimi i të shtunës së tetë radhazi, drejtohej nga Florian Filippot, kreu i partisë nacionaliste ‘Le Patriotes’.
Zhvillimi vjen tashmë teksa francezëve po u kërkohen kredencialet e vaksinimit për të hyrë në restorante, bare, palestra e muzeume.
Në demonstratë merrnin pjesë punonjës të shumë sindikatave punëtorësh, mes të cilave edhe sindikata e punonjësve të policisë.
Në një banderolë gjigante të mbajtur prej këtyre te fundit shkruhej: “Policia nuk dëshiron vaksina, policia është e zemëruar.” /tch