Shteti sionist dhe aleatët e tij perëndimor, na llomotisin vazhdimisht se çibani i tyre kolonial është “i vetmi vend demokratik” në Lindjen e Mesme! Dhe demokratik për ta do të thotë i mirë, i drejtë, shtet ligjor, respektues i të drejtave të njeriut, të pakicave, që respekton vullnetin e votuesve dhe nuk bën votime fiktive etj.
Dhe ky shteti i ashtuquajtur “demokrati i vetëm” në rajon, jo vetëm që mburret para botës me këtë demagogji false, por i ka dhënë të drejtë vetes që të mbetet “përjetë i vetmi” në atë rajon si i tillë, dhe për këtë arsye duhet të pengojë çdo përpjekje që edhe shtete të tjera përqark tij të bëhen demokratik.
Ai përdor çdo mjet, përmes agjenturave të tij e madje edhe ndërhyrjes së hapur për të penguar aspiratat e popujve përqark për liri dhe vetëvendosje, por që mbahen nën thundrën e diktaturave të korruptuara, për arsyen e thjeshtë sepse me to mirëkuptohet edhe pa pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë.
Ardhja e demokracisë së vërtetë në atë rajon, ashtu siç ajo pretendohet të jetë, ku popujt e Lindjes së Mesme nuk do të tërhiqen më prej hundësh nga qeveritë e tyre të prishura, do të thotë fundi i shtetit sionist. Këtë e dinë shumë mirë sionistët dhe aleatët e tyre, ndaj do të vazhdojnë të minojnë dhe sabotojnë çdo përpjekje për të pasur një demokraci të vërtetë funksionale në Lindjen e Mesme.
Izraeli jo vetëm që është “demokracia e vetme” në Lindjen e Mesme, por duhet të mbetet patjetër përjetë “e vetme”, për të siguruar kështu ekzistencën e tij në atë rajon.
Justinian Topulli