Pagjumësia për shumë kohë mendohej si çrregullim me pasojë depresionin. Kjo mund të përfshijë vështirësinë për t’ju zënë gjumi, zgjimet e hershme gjatë natës ose zgjimet në mëngjes më shpejt seç kishit shpresuar.
Kjo mund t’u duket më vend atyre që kanë pasur eksperienca të depresionit, për shkak të disa arsyeve, të cilat mund të kenë qenë ngjarje të dhimbshme në jetë dhe më pas janë bërë shkak për pagjumësinë.
Një zbulim ka treguar tek personat e rritur me probleme pagjumësie, ka më shumë shanse të kenë përjetuar ankthin dhe depresionin që herët në jetë.
Për të kuptuar më mirë si gjumi ndikon në depresion, le të fillojmë duke menduar për sjelljen tonë.
Kur kalojmë disa orë pa gjumë ka më shumë të ngjarë që të sillemi keq me personat rreth nesh dhe të reagojmë në mënyrë impulsive ndaj situatave delikate.
Studiuesit në universitetin e Oxford në bashkëpunim me psikologun e terapive Self Help, në Manchester këshilluan njerëzit që vuajnë nga problemi i pagjumësisë të ngriheshin nga shtrati kur nuk mund të flinin dhe të përpiqeshin të mbanin një kohë konstante për të rënë në gjumë.