Një amerikan mesatarisht i kalon 6 deri në 9 orë në ditë përpara ekranit të kompjuterit, qoftë ai një tabletë, një lap-top apo një smartphone.
Një shprehi e tillë mund të jetë njëri prej shkaqeve të një çrregullimi, të njohur si ‘Digital eye strain’, nga i cili duket se vuajnë 70% e të rriturve amerikanë.
Për t’i sjell këto statistika është përkujdesur Vision Council, një organizatë jo-profitabile, e mbështetur nga industria optike.
Në çka konsiston ky çrregullim?
‘Digital eye strain’ është një problem shëndetësor në rritje: dytë tanë nuk janë të krijuar për të shikuar në një pikë fikse për orë e orë të tëra, posaçërisht në një pikë që lëshon dritë me një intensitet të lartë.
Ky hulumtim argumenton se ekspozimi i këtij lloji të dritës dhe përpjekjet për t’u koncentruar në të njëjtën pikë për një të tretën e ditës apo edhe më shumë, mund të shkaktojë tendosje në sytë tuaj dhe të shkaktojë thatësi të lëkurës apo skuqje, vizion të paqartë, dhimbje koke dhe dhimbje përpara dhe përpara supeve.
“Nëse u ekspozohemi për një kohë të gjatë dhe në përditshmëri këtyre ekraneve, mund të qojnë deri tek humbja e pjesshme të të pamurit”, thotë mjeku Clayton Blehm, okulist dhe autor i hulumtimit rreth sindromës së njohur si ‘Computer vision’.
Ndër të tjera, mjeku Justin Bazan, anëtar i ‘American Optometric Association’, si dhe mjek konsulent në Vizionin Këshillues thotë se ‘shumë orë të kaluara në ekran kompjuterik, mund të qojnë në pamundësinë që sytë tanë të prodhojnë lot të mjaftueshëm që t’i mbajnë sytë e lubrifikuar, duke shkaktuar dëme të pariparueshme’.
Si ta kuptojmë se sytë tanë janë nën presion elektronik?
Janë simptoma të qarta që mund të tregojnë kur sytë tanë i janë nënshtruar punës së tepruar. “Nëse shikimi ju duket i paqartë apo nëse sytë tuaj kanë nisur të skuqen apo t’ju djegin, nëse qafa dhe shpatullat fillojnë t’ju shkaktojnë dhimbje, këto janë sinjalet e mbingarkesës me punë, të cilën sytë tuaj nuk e mbështesin dhe nuk e përballojnë”, vazhdon doktori Bazan.
Rregulli ’20-20-20’ mund të jetë një ilaç
Për t’ua sjell një lehtësim syve tuaj të lodhur, duke i shmangur komplikimet e pakëndshme, doktori Bazar këshillon që t’i ndiqni rregullat e veçanta, të quajtura ‘20-20-20’.
“Për t’ua dhënë syve tuaj një pauzë, çdo 20 minuta duhet të ndaleni dhe të shikoni diçka 20 metra në distancë, për 20 sekonda. Duke e bërë këtë ushtrim, ndihmon që të shtrihen nervat optike dhe lirimin e tensionit të akumuluar përpara ekranit të kompjuterit”.
Gjithashtu, nëse mbani normalisht syze, qofshin ato të zakonshme apo vetëm për të lexuar, ju duhet ta vizitoni mjekun e syve, i cili do t’ju pajis me syze që janë projektuar posaçërisht për të kaluar orë të tëra përpara kompjuterit.
“Këto syze janë dizajnuar për ta lejuar një fokus të përshtatshëm për të vëzhguar objekte të një distance të ndërmjetme, siç është kompjuteri, gjithashtu për përgjysmimin e ndikimit që kanë në sy rrezet e dritës”, rekomandon doktori Bazan.
Edhe njerëzit që nuk vendosin syze, mund të përfitojnë nga ky lloj i veçantë i syzeve, mbi të gjitha nëse kalojnë shumë kohë përpara kompjuterit.