Dembele dhe Barcelona nisin negociatat, francezi i lumtur në Camp Nou

Ousmane Dembele raportohet të jetë shumë i lumtur në Barcelonë dhe është i gatshëm për të nisur negociatat për rinovimin e kontratës.

Francezi ka ndihmuar së fundmi klubin për të kualifikuar në finalen e Copa del Rey, duke shënuar gol në fitoren 3-0 ndaj Sevillas në ndeshjen e dytë gjysëmfinale në atë garë, përcjell lajmi.net.

ESPN raporton se Dembele është i gatshëm për të nënshkruar kontratë të re rinovimi me klubin e Barcelonës.

Lojtari ka shënuar 27 gola dhe ka regjistruar 20 asistime në 105 paraqitje me Blaugranët.

Ndërsa, këtë sezon francezi është duke kaluar në një formë të mirë duke shënuar tetë gola dhe katër asistime në 31 paraqitje