Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Delegacioni turk dhe shumë delegacione të tjera largohen nga salla gjatë fjalimit...

Delegacioni turk dhe shumë delegacione të tjera largohen nga salla gjatë fjalimit të Ne’tanyahut në OKB

Delegacioni turk dhe shumë delegacione të tjera u larguan nga salla dhe protestuan kundër fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu.

Netanyahu hyri në sallë dhe u drejtua në podium për të folur në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të të OKB-së.

Delegacioni turk, i kryesuar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Türkiyes në OKB, ambasadori Ahmet Yıldız, u largua nga salla para se Netanyahu të fillonte fjalimin e tij.

Delegacionin turk e shoqëruan shumë delegacione dhe salla u zbraz në masë të konsiderueshme.

Ndërsa Netanyahu ishte në podium, u dëgjuan disa zëra që ngriheshin nga salla.

Lejimi i Netanyahut t’i drejtohet OKB-së, për të cilin prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Kerim Khan ka kërkuar urdhër arresti për “krime lufte”, ka shkaktuar kritika.

Exit mobile version