Delegacioni kosovar shkon në Kizhevak të Serbisë, nesër atje flitet para mediave

Në Kizhevak të Serbisë, aty ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet të jenë të shqiptarëve të vrarë nga serbët në luftë, do të mbajë konferencë delegacioni kosovar.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan lajmi.net.Aty thuhet se konferenca do të mbahet me fillim prej orës 10:00 dhe në të njëjtën do të flasë Ibrahim Makolli nga delegacioni i Kosovës dhe Veljko Odaloviq nga delegacioni i Serbisë.

“Nesër më 04 dhjetor 2020, në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë, kryetari i Delegacionit të Kosovës, z. Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë z. Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.