Delegacioni i Gardës së IOWA-s në Kosovë për të diskutuar prioritetet tri vjeçare me FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën ka pritur në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të IOWA-s së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maqedonci, ka thënë se me delegacionin do të diskutohet për prioritetet e bashkëpunimit mes dy palëve për periudhën trevjeçare duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti.

“Delegacioni i lartë ushtarak i Gardës së IOWA-s do të qëndroj për disa ditë në Shtabin e Përgjithshëm dhe komandat e njësitë e FSK-së, ku do të diskutohen prioritete te bashkëpunimit të dy palëve për periudhën trevjeçare duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci tha se thellimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-s mbetet ndër prioritetet kyqe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar./