Delegacionet parlamentare protestojnë kundër delegacionit iz’raelit në seancën e Unionit Ndërparlamentar në Gjenevë

Delegacionet parlamentare të disa vendeve, përfshirë edhe Turqinë, kanë protestuar kundër delegacionit izraelit duke goditur tavolinat dhe duke u largua nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të 149-të të Unionit Ndërparlamentar (IPU) në Gjenevë të Zvicrës, raporton Anadolu.

Seanca, e kryesuar nga presidentja e IPU-së, Tulia Ackson, dëshmoi tensione në rritje derisa po diskutoheshin propozimet emergjente. Situata u përshkallëzua kur një delegat izraelit mori fjalën për të folur.

Delegacionet parlamentare nga shumë vende goditën tavolinat dhe më pas u larguan nga salla kur delegati i Izraelit mori fjalën.

Disa delegatë thërrisnin sloganin “Liri për Palestinën”, ndërsa pas fjalës së zyrtarit izraelit, delegacionet parlamentare u kthyen në sallë.