Delawie: Të ndiqen penalisht kriminelët

Në kuadër të festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFest, sot është mbajtur një panel diskutimi për mungesën e përkushtimit të institucioneve për ta luftuar korrupsionin. Aty u tha se duhet të ndodhë një ndryshim psikologjik tek qytetarët.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, nuk ishte në panel por mori fjalën dhe tha se po përpiqen të kontribuojnë në sundimin e ligjit, edhe për ndjekje penale e për parandalimin e rasteve kriminale, shkruan lajmi.net

“Është mirë të ndiqen penalisht kriminelët por edhe më mirë që të parandalohen ata të bëhen kriminel”, tha Delawie.

Ai ka pyetur kosovarët e pranishëm se çfarë duhet bërë Amerika për të ndihmuar në ndjekjen penale dhe në parandalimin e krimit në Kosovë.