Delawie & O’Connell: Kosova ta bëjë Ushtrinë (vetëm) me ndryshimet kushtetuese

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë sonte se Ushtria e Kosovës është mirë të bëhet sipas ndryshimeve Kushtetuese, duke mos pranuar të përgjigjet në pyetjen, që ai e ka quajtur hipotetike, çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës nëse kjo nuk mund të ndodh.

“Si diplomat kam mësuar që mos të komentoj pyetjet hipotetike”, ka thënë Delawie në emisionin “Sporazum” në gjuhën serbe.Sipas tij, shndërrimi i FSK-së në FAK duhet të shkojë me amendamentin e Kushtetutës, sepse kjo çështje është e ndjeshme për komunitetet, transmeton lajmi.net.

Të njëjtin mendim me homologun amerikan e ka edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.Sipas tij, çështja e shndërrimit të FSK-së në Ushtri është e ndjeshme. “Nëse e shohim krijimin e FSK-së në vitin 2008, ajo është themeluar për që t’ju kontribuojë të gjitha bashkësive.“Është e rëndësishme që çdo ndryshim të ndodh në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët e Kosovës dhe në frymën e transprancës”, ka thënë ai.