Ambasadori amerikan, Greg Delawie do të takojë sot deputetët e LDK-së në përpjekje për t’i bindur ata që ta votojnë Demarkacionin.
Dje kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka dështuar ta procedojë Demarkacionin pasi që ende nuk i ka bindur deputetët e tij për ta votuar atë.
Takimi mbahet në zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Isa Mustafa.