Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Delawie shkruan se Kuvendi i Kosovës me miratimin e këtij Ligji ka bërë hap konkret në luftimin e korrupsionit.
“Me kalimin e ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Kuvendi mori hap konkret në luftimin e korrupsionit…”,shkruan Delawie, në Twitter.
Ambasadori Delawie kishte bërë thirrje ditë më parë për miratimin e këtij ligji.
Edhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha u shpreh sot se miratimi i këtij Projektligji është i një rëndësie të veçantë sepse mënjanon ndërhyrjen politike në ekzekutimin e sanksioneve penale.