Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi duhet të ratifikohet në seancën e një shtatorit.
Sipas tij Gazi lotsjellës dhe dhuna e kthen Kosovën në vitet e 90-ta.
Në një intervistë për RTV 21 Delawie komentoi edhe përgjimet telefonike.
Thotë se nuk do të dëshironte që të dëgjonte biseda të tilla nga zyrtarët e vendit të tij dhe se pret që organet e drejtësisë të veprojnë pa presion në këtë drejtim.