Ballina Lajmet Kosovë Delawie: Dënoni zyrtarët e përfshirë në korrupsion

Delawie: Dënoni zyrtarët e përfshirë në korrupsion

Përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit kanë kërkuar dënimin e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion dhe vazhdimin e hapave konkret në luftimin e korrupsionit.

Ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se korrupsioni luftohet duke dënuar të përfshirin në korrupsion.

“Për ta zgjidhur problemin e korrupsionit ka nevojë që ti hetojmë dhe të dënojnë zyrtaret e përfshirë në korrupsion. Kemi parë arrestime të mëdha në luftë kundër korrupsionit duhet vazhduar që ti qojmë përpara këto gjëra”, tha Delawie, shkruan lajmi.net.

Ndërsa ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se korrupsioni po ndodh në çdo shtet të botës. Por ai ka shtruar pyetjen se si po veprojnë institucionet në këto raste.

“Duhet të ketë hapa konkret. Më vjen mirë që janë suspenduar disa zyrtarë”, ka thënë ai.

Exit mobile version