Ka dalur një video amatore që është xhiruar në momentet e sulmit terrorist në një qendër tregtare në Barcelonë më 17 gusht.
Kjo video shpërfaq detaje shokuese, se si njëri prej sulmuesve ishte përzier me turmën e frikësuar dhe del pa u vërejtur nga askush, raporton alarabiya.
14 persona kanë mbetur të vdekur nga ky sulm, dhe pothuajse 100 të tjerë janë plagosur.
Sulmuesi është raportuar të jetë një qytetar me prejardhje nga Maroku, i cili kreu sulmin përmes një kamioni me të cilin iu kishte hasur kalimtarëve.
Videoja shfaq sulmuesin Younes Abu Yakoub i cili kishte ecur nëpër qytet për 90 minuta, derisa më në fund ishte qëlluar për vdekje nga policia. /MESAZHI/
https://www.youtube.com/watch?v=1-sNGev6z2Q