Një i ri hipi në skenë teksa Presidenti i Turqisë Erdogan ishte duke përshendetur të pranishmit në në zonë me shumicë kurde në Turqinë Jug-Lindore duke shkaktuar panik tek badigardët.
I riu u drejtua tek Erdoganit për t’a përqafuar por kjo ka bërë që të ndërhyjnë menjëherë badigardët për t’a larguar, ndërsa instiktivisht Erdogan e shtyn me duar.
Ai është Huseyin Demircan dhe punon si shofer kamioni.
“Unë e dua shumë Presidentin prandaj edhe shkova t’a përqafoj, por rojet e tij dhe ai e keqkuptuan duke më zbritur poshtë”, – është shprehur ai për mediat turke. /albeu.com/
https://www.youtube.com/watch?v=yQF96hLr2TI