De Beers Cullinan Blue do të ofrohet në Sotheby’s Hong Kong këtë Prill dhe vlerësohet mbi 48 milionë Dollarë
Është diamanti blu më i madh dhe më i vlefshëm që ka dalë ndonjëherë në ankand. Diamanti De Beers Cullinan Blue u gjet në vitin 2021 në minierën Cullinan të Afrikës së Jugut, një nga burimet e pakta në botë për diamantet blu.
Zëvendëspresidenti i lartë i Sotheby’s dhe drejtori i shitjeve për bizhuteri, Frank Everett tha se xhevahiri është i jashtëzakonshëm.
“Është e rrallë për shkak të madhësisë. Është mbi 15 karat. Dhe me të vërtetë është një nga më të rrallat për shkak të prerjes që ai ka pasi është vërtet brilant”.
De Beers Cullinan Blue do të ofrohet në një ankand në Sotheby’s Hong Kong këtë Prill dhe vlerësohet mbi 48 milionë Dollarë.
“Ky është vlerësimi më i lartë ndonjëherë për një diamant blu në ankand, dhe kjo është thjesht për shkak të madhësisë.Nuk ka pasur kurrë një kaq të madh”.
Në vitin 2014, Mellon Blue Diamond, i riemërtuar “The Zoé Diamond” në Sotheby’s New York u shit për 32.6 milionë Dollarë. Një vit më vonë, në vitin 2015, Sotheby’s Geneva shiti “Hëna blu e Josephine”, një diamant 12.03 karatësh për 48.5 milionë Dollarë.