Dekretohet Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është dekretuar gjatë ditës së djeshme në zyrën e presidencës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Artan Murati, këshilltar i Ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.“Po është dekretuar dje nga Ushtruesja e detyrës së Presidente, Vjosa Osmani, në momentin që është sjellë nga Kuvendi”, deklaroi Murati.

Ky projektligj ka kaluar në lexim të dytë në seancën e jashtëzakonshme të së premtës me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.Pas dekretimit, Ligji pritet të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe më pas nisin procedurat për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Kujtojmë se ky projektligj është zvarritur tash e sa kohë pasi i njëjti kundërshtohej nga partitë opozitare, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilat kishin deklaruar se i njëjti nuk përmbush kërkesat e bizneseve dhe nuk përkon asgjë me rimëkëmbje ekonomike.