Deklaratat për rininë gjatë fushatës, mbesin vetëm premtime

Në emisionin “Përballje” është diskutuar për zgjedhjet lokale të 22 tetorit e votuesit e rinjë dhe përfshirjen e tyre në jetën politike.

Sipas Rasim Alijaj, që është hulumtues në institutin D4D të gjitha partitë politike e kanë plotë gojën rini e gra, por këto tema e premtime gjatë fushatës mbesin vetëm premtime.

“Kur e sheh në terma konkretë ose në punën që e bëjnë subjektet politike për rininë dhe për gratë mbesin vetëm në aspektin e deklaratave gjatë fushatës zgjedhore”, ka deklaruar Alijaj në emisionin “Përballje”.

Sipas tij, ekziston një hendek i madhë mes të rinjve dhe subjekteve politike.

D4D ka diskutu me të rinjë në shtatë komuna ku janë përmbledhë kërkesat e tyre për kandidatët për kryetarë të komunave.

“Kërkesat kryesisht kanë të bëjnë me ndriçim, për hapësirë publike, për biblioteka, për siguri…” ka deklaruar Alija.