Unë e konsideroj veten një vlla i popullit të Izraelit,- ka deklaruar kleriku më i lartë bektashi Baba Mondi. Këto janë fjalë të papërgjegjshme nga kreu i bektashive, që FMSH i dënon me forcë. Gjaku i mbi 44,000 të pafajshmëve thërret për ditë për hakmarrje kreu i bektashive vllazërohet me kriminelët. FMSH i drejtohet së pari Baba Mondit të tërhiqet nga posti i kreut bektashi dhe gjithashtu ju drejtohet dy krerëve më të lartë të Shtetit Shqiptar presidentit Begaj dhe kryeministrit Rama të ushtrojnë presion për largimin e menjëhershëm të Baba Mondit.
Në një kohë kur e gjithë bota mbarë po lutet e po kërkon paqe për Palestinën një person si Baba Mondi lutet dhe kërkon gjak. Nuk i shkon as Këshillit Ndërfetar të ketë brenda trupit të vet një luftënxitës, prandaj FMSH kërkon largimin e menjëhershëm të tij me një klerik të ri dhe me integritet moral.
Forumi Musliman i Shqiperise – The Muslim Forum of Albania