Presidentim amerikan Donald Trump, ka deklaruar qartazi të shtunën se çdo negociatë potenciale me Phenianin është e tepërt.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump shkruan se qasjet diplomatike ndaj ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut nuk kanë funksionuar kurrë.
“Presidentët e mëparshëm dhe administratat e tyre kanë biseduar me Korenë e Veriut për 25 vjet, kanë bërë marrëveshje dhe shpenzuar shuma të mëdha parash, por këto nuk kanë funksionuar”, shkruan Trump
Dhe në vijim ai shton: “vetëm një gjë do të funksionojë”.
Por presidenti amerikan nuk ka shpjeguar dhe as ka dhënë hollësi se çfarë konkretisht do të përdorë ai dhe administrata amerikane ndaj Phenianit.
Deklaratat e fundit e Trump vjen vetëm një javë pasi ai i tha sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson se ishte “duke humbur kohën duke u përpjekur të negociojë me burrin e vogël të raketave”, duke iu referuar udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Ndërkohë është paralajmëruar se në datën 10 tetor, një ditë e shënuar për shtetin më të izoluar në Botë, Kim Jong Un do të bëjë një tjetër lançim të raketave të tij bërthamore. /Mesazhi/