Ballina Lajmet Kosovë Deklarata e plotë e Kuvendit të Kosovës që dënon sulmin ndaj Kuvendit

Deklarata e plotë e Kuvendit të Kosovës që dënon sulmin ndaj Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë seancës së sotme me propozimin e grupeve parlamentare: PDK, LDK, LVV, LS dhe “6+” aprovoi miratimin e një deklarate që dënon sulmin e kryer ndaj Kuvendit të Kosovës.

Më poshtë po ju sjellim deklaratën zyrtare:

D E K L A R A T Ë

Ne përfaqësuesit e zgjedhur të popullit e dënojmë fuqishëm sulmin kriminal, të kryer mbrëmë, mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky është një sulm kundër shtetit të Kosovës, interesave të qytetarëve tanë dhe kundër qëllimeve dhe vlerave politike e demokratike që afirmojnë subjektet tona politike.

Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i ndërmarrin masat e duhura dhe sa më parë ta zbardhin këtë sulm qyqar, ndërsa kriminelët të vihen para drejtësisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës po ashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të bashkëpunojnë dhe t’i ndihmojnë organet e drejtësisë në zbardhjen e këtij akti kriminal.

Nr. 05-D-002

Prishtinë, 5 gusht 2016

Kryetari i Kuvendit

Kadri VESELI

Deklarata u dërgohet:

– Deputetëve të Kuvendit,

– Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe

– Arkivit të Kuvendit.

Exit mobile version