Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Deklarata e papritur e Taxhikistanit: Pas largimit, Presidenti afgan nuk erdhi në...

Deklarata e papritur e Taxhikistanit: Pas largimit, Presidenti afgan nuk erdhi në vendin tonë!

Ditën e djeshme Presidenti i Afganistanit, Ashraf Gani la vendin e tij për t’u larguar drejt Taxhikistanit, raportuan mediat e njohura ndërkombëtare.

Por sot përmes një deklarate Taxhikistani ka mohuar që Presidenti, Ashraf Ghani të ketë hyrë në hapësirën e tij ajrore ose të zbarkojë në vendin e tyre.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Taxhikistanit raporton se aeroplani me z.Muhammad Ashraf Ghani nuk hyri në hapësirën ajrore të Taxhikistanit dhe nuk u ul në territorin e vendit. Duhet gjithashtu të theksohet se pala Taxhike nuk ka marrë një kërkesë përkatëse nga pala afgane”, thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Taxhikistanit, e cila u bë publike sot.

Kryetari Afgan i Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar, Abdullah Abdullah e kritikoi vendimin e tij, duke thënë se ai do të jepte llogari para qytetarëve afganë për veprimin e tij. /tch

Exit mobile version