Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan të dielën në orët e para të mëngjesit, pas namazit të sabahut hapi “Monumentin e Dëshmorëve të 15 korrikut” në Ankara, në përvjetorin e parë të tentativës për grusht të shtetit në Turqi, të cilën e kreu organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency.
Duke folur përpara të pranishmëve në afërsi të Pallatit presidencial ku ndodhet “Monumenti i Dëshmorëve të 15 korrikut”, Erdogan ka thënë se kurrë nuk do t’ju falet atyre që ishin në anën e kundërt të miqve të Turqisë, por në anën e organizatës terroriste FETO.
“Populli sigurisht do të kërkojë llogari për tradhtarët, me në krye kryeterroristin që jeton në Pensilvani”, tha kreu i shtetit turk.