DeepSeek, startupi AI Kinez që zuri në befasi industrinë Amerikane të teknologjisë

DeepSeek ka lënë përshtypje të forta në Luginën e Silikonit, nisur nga fakti i një supremacie Amerikane në AI dhe efekti i sanksioneve të Uashingtonit të cilat kishin në shënjestër industrinë e çipeve dhe inteligjencës artificiale në Kinë.

Asistenti AI i startupit Kinez DeepSeek ditën e Hënë kapërceu rivalin ChatGPT për tu bërë aplikacioni më popullor pa pagesë në App Store në SHBA.

Fuqizuar nga modeli DeepSeek-V3, për të cilin krijuesit thonë se qëndron në krye të modeleve me burim të hapur dhe rivalizon modelet më të avancuara me burim të mbyllur, aplikacioni i inteligjencës artificiale shpërtheu në popullaritet në SHBA që nga debutimi më 10 Janar sipas firmës analitike Sensor Tower.

DeepSeek ka lënë përshtypje të forta në Luginën e Silikonit, nisur nga fakti i një supremacie Amerikane në AI dhe efekti i sanksioneve të Uashingtonit të cilat kishin në shënjestër industrinë e çipeve dhe inteligjencës artificiale në Kinë.

Modelet AI të ChatGPT dhe DeepSeek kërkojnë çipe të avancuara për të fuqizuar trajnimin e tyre. Administrata Biden që prej 2021 ka vendosur sanksione të ndryshme për të ndaluar eksportin e këtyre çipeve në Kinë të cilët mund të përdoren për trajnimin e modeleve AI të Kinës.

Megjithatë hulumtuesit e Deep shkruan një letër muajin e kaluar duke thënë se DeepSeek-V3 është trajnuar duke përdorur çipet H800 të Nvidia dhe shpenzuar më pak se 6 milionë dollarë.

Edhe pse ky detaj është kundërshtuar, pretendimet se janë përdorur çipe më pak të fuqishme se ato më të avancuara për të cilat Uashingtoni ka vendosur sanksione, ka hedhur dyshime tek ekzekutivët e teknologjisë lidhur me efektivitetin e kontrollit të eksporteve.

Shumë pak dihet rreth DeepSeek përveçse është një startup i vogël themeluar në Hangzhou në 2023 kur gjiganti i kërkimit Baidu lançoi modelin e saj të parë AI. Që atëherë dhjetëra kompani teknologjike Kineze kanë lançuar modelet e tyre AI por DeepSeek është i pari që impresionoi industrinë Amerikane të teknologjisë.