Ballina Lajmet Kosovë Deçanasit sot ia mësyjnë kufirit me Malin e Zi

Deçanasit sot ia mësyjnë kufirit me Malin e Zi

Maja e Zhlepi (Kulla) dhe bjeshkët tjera të fshatrave të Deçanit dhe Pejës, konsiderohen pronë e Kosovën, mirëpo me demarkacionin me Malin e Zi, ka dyshime se një pjesë e këtyre mund t’i kalojë malezezëve.

Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme të Deçanit ka ftuar për sot, e mërkurë, banorët e këtij fshati, por edhe fshatrave tjerë që në mënyrë të organizuar dhe bashkërisht të shkojnë në majën e Zhlepit, në kufirin me Malin e Zi, transmeton lajmi.net.

Maja e Zhlepi (Kulla) dhe bjeshkët tjera të fshatrave të Deçanit dhe Pejës, konsiderohen pronë e Kosovën, mirëpo me demarkacionin me Malin e Zi, ka dyshime se një pjesë e këtyre mund t’i kalojë malezezëve.

Ja njoftimi i plotë:

Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme Ftoheni që të mërkurën, datë 10 Gusht 2016 të jeni prezentë në organizimin e banorëve të Llukës së Epërme, të cilët në mënyre të organizuar, bashka-rishte të shkojmë në bjeshkën tonë, në Zhlep.

Ky organizim bëhet nga Këshilli i fshatit Llukë e Epërme, dhe janë ftuar të gjithë banorët e Llukës së Epërme.

Qëllimi i këtij organizimi është bashkimi jonë, vizita e bjeshkës tonë dhe kundërshtimi ynë që kjo pjesë e Kosovës, bjeshkë e fshatit tonë të mos kaloj në pronësi të Malit të Zi.

Takohemi në ora 11:00 në Zhlep (te Kulla)

Me respekt, Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme!

Exit mobile version