Debate në Kuvendin e Shqipërisë për Kosovën, Berisha bllokon foltoren

Kuvendi i Shqipërisë ka vazhduar me debate të ashpra mes demokratëve.

Sali Berisha qëndroi në Foltore, ku po fliste për situatën në Kosovë dhe qëndrimin e kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është antishqiptare dhe pro Vuçiç.

Nga vendi, fjalën e mori Lulzim Basha që kërkoi nga kryetarja Lindita Nikolla “të shqyrtojë vendimet e PD-së”, disa ditë pasi çoi shkresë në Kuvend për përjashtimin e 11 deputetëve që prej kohësh janë rreshtuar me Berishën.

Deputetët e opozitës kërkojnë llogari në Parlament përse nuk është përfshirë në rend dite interpelanca me Kryeministri Edi Rama për çështjen e Kosovës, ku dy javë më parë u vra një efektiv i policisë në veri pas sulmit nga një grup i armatosur serb.

“Kushtetuta, rregullorja, ligji e do që Kryeministri të ishte këtu në bazë të një kërkese që kemi bërë për interpelancë për të dhënë përgjigje për të gjitha ato çështje që në pozitën e Kryeministrit do duhet t’u shpjegojë shqiptarëve. Do duhet të njoftoje që në pikën e 2 të rendit të ditës ç’bëhet me interpelancën më Kryeministrin për cështjen e Kosovës. Sipas rregullores pika 1 do duhet të ishte kjo interpelancë. Ku e ke fshehur? Kryeministri të vijë e të tregojë gjithë qëndrimet. Sot është dita. Një shpjegim do duhet të na e bëhet ne, Parlamentit, shqiptarëve, por edhe shqiptarëve në Kosovë”.

Ndërkohë, demokratët iu drejtuan kryeparlamentares Lindita Nikolla me tone të larta. Në seancë ndërhyri Grada, ndërsa deputetët kundërshtuan duke thënë se “Foltorja është jona, jo e Gardës”. Disa minuta më pas, Nikolla kërkoi largimin e Gardës nga salla dhe vazhdimin e seancës./TCH