Ballina Lajmet Rajon dhe Botë DEASH sulm ndaj civilëve në Siri, dhjetëra të vdekur

DEASH sulm ndaj civilëve në Siri, dhjetëra të vdekur

Së paku 30 civilë të cilët po tentonin të braktisnin qytetin sirian Al-Bab, janë vrarë gjatë sulmeve të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë njoftuar se civilët e vrarë kanë humbur jetën gjatë sulmit të cilin pjesëtarët e DEASH-it e kanë kryer me mina dhe mjete të tjera shpërthyese.

Nga ana tjetër në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” i cili po zhvillohet në Siri janë shkatërruar 113 bastione të DEASH-it. Janë shkatërruar strehimore, shtabe komanduese, automjete dhe armatim i organizatës.


Exit mobile version