Sulmi është kryer në kishën Shën Pjetri, që gjendet afër katedrales Shën Marku, e cila shërben si selia e Patriarkanës Ortodokse Koptike.
Organizata terroriste DEASH ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në katedralen Koptike në kryeqytetin egjiptian Kajro, gjatë fundjavës së kaluar ku humbën jetën 25 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi është kryer në kishën Shën Pjetri, që ndodhet afër katedrales Shën Marku, e cila shërben si selia e Patriarkanës Ortodokse Koptike.
Një numër i madh personash u plagosën gjatë sulmit, që shkaktoi një valë pakënaqësie në vendin i cili ka popullatë shumicë muslimane.