Mesfushori holandez, Frenkie de Jong do të jetë i gatshëm për ndeshje pas pesë muaj lëndimi. De Jong do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Young Boysit. Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka vendosur që ta ftojë holandezin për ndeshjen ndaj skuadrës zvicerane.
Barcelona të martën do ta pret në shtëpi Young Boysin nga ora 21:00 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
“Është një lajm i mrekullueshëm të kesh De Jongun në ekip, qoftë për pesë apo dhjetë minuta. Është shumë e rëndësishme për ne. Kemi pasur lojtarë të lënduar, më në fund po kthehen dhe pas muajit tetorit do të kthehen nga lëndimi edhe dy ose tre lojtarë”, ka thënë Flick të hënën në konferencë për shtyp.
De Jong u lëndua në muajin prill në ndeshjen ndaj Real Madridit. Ai i ka munguar Barçës në 18 ndeshje.