Portieri David de Gea më në fund ka marrë vendim për të ardhmen e tij. Ai pritet që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite, saktësisht te skuadra Al-Shabab.
Mediumet spanjolle kanë njoftuar të hënën se De Gea tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin saudit dhe gjithçka do të bëhet zyrtare së shpejti.
33-vjeçari tek Al-Shababi do të transferohet si lojtar i lirë pasi prej përfundimit të edicionit të shkuar është pa klub.
Ai me ekipin saudit do të firmosë kontratë deri në fund të këtij viti me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
De Gea gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Manchester Unitedit dhe Atletico Madridit, ndërsa ka edhe 45 paraqitje për Spanjën.