Kevin De Bruyne është shpallur lojtari i vitit në Premierligë.
Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, sot është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2019/20 në Premierligë.
Mesfushori belg ka mposhtur treshen e Liverpool, Sadio Mane, Jordan Henderson e Trent Alexander-Arnold për këtë çmim.
De Bruyne me skuadrën e tij arriti të mbyllte sezonin në pozitën e dytë në Premierligë.
KDB ka krijuar më së shumti raste në Premierligë (136). Ai gjithashtu ka më së shumti asistime (20) dhe është përfshirë në më së shumti gola (33).