De Biasi zbulon listën e të ftuarve kundër Izraelit

Shqipëria ka zbuluar listën përfundimtare të futbollistëve të ftuar për përballjen e radhës për kualifikimet e Botërorit 2018, transmeton Koha.net.

Ndeshjen e radhës “Kuqezinjtë” e luajnë kundër Izraelit në Shkodër më 12 nëntor nga ora 20:45.

Lista e të ftuarve është kjo:

Portierët: Berisha, Hoxha, Strakosha, Shehi.

Mbrojtësit: Aliji, Gjimshiti, Hysaj, Agolli, Mavraj, Ajeti, Veseli.

Mesfushorët: Basha, Memushaj, Roshi, Lila, Lenjani, Kukeli, Grezda, Abrashi, dhe Hyka.

Sulmuesit: Balaj, Cani, Sadiku, Llullaku, dhe Manaj