Davutoglu zyrtarisht jep dorëheqje nga partia e Erdogan: ja arsyet

Ahmet Davutoglu, ish kryeministër turk njëherësh dhe ish-kryetar i AK Partisë, njoftoi se po hiqte dorë nga blloku qeverisës dhe planifikon të formojë një lëvizje të re politike.

“AK Partia ka hequr dorë nga parimet e saj themeluese,” tha Davutoglu, duke folur në një konferencë shtypi në Ankara. “Fakti që partia ka ndërmarrë veprime disiplinore ndaj meje dhe politikanëve të tjerë që e mbështesnim, kjo do të thotë që kryesia ka ‘likuiduar’ Partinë AK që kishim 18 vite më parë”, tha ai.

Davutoglu shërbeu si kryeministër dhe kryetar i AK Partisë nga 2014 deri në 2016 dhe është figura e dytë kryesore politike që dha dorëheqjen nga lëvizja e bashkë-themeluar nga Erdogan në 2001. Ali Babacan, i cili shërbeu si zëvendëskryeministër për ekonominë dhe një ministër i jashtëm, ndërpreu lidhjet me partinë në korrik dhe planifikon të krijojë një parti politike më vete. /Mesazhi/