Kosova dhe Bosnja e Hercegoveina do të ishin si qyteti sirian Aleppo, nëse nuk do të ndërhynte e NATO-ja, tha sot ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.
Davutoglu, në një intervistë për Al-Jazeera, tha se nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishte vuajtje të njerëzve.
“Nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishim këtë problem,” tha Davutoglu, ndërsa Aleppon e sotme e krahasoi me Stalingradin në Luftën e Dytë Botërore.
Sipas tij, regjimi i presidentit sirian, Bashar Al-Assad, dëshiron ta spastrojë etnikisht Aleppon gjatë tranzicionit presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
“Populli i Alepos janë heronj dhe unë dua të them se si vëlla i tyre në Turqi, ne jemi gjithmonë me ta, pavarësisht nga feja apo etnia e tyre”, tha Davutoglu.