Dashuria për Jezusin mund të ndërtojë mirëkuptim mes të Myslimanëve dhe Krishterëve

Nga Ibrahim Hooper///  “Vini re! Tha engjëlli: ‘O Mari! Zoti do të japë ty një lajm të gëzueshëm nga Fjalët e Tij.
Emri i tij do të jetë Jezu Krisht, i biri i Maries, i nderuar në këtë botë dhe në botën tjetër, nën shoqërinë e atyre që do të jenë më të afërmit e Zotit.”

 

Përpara se të bëjmë një kërkim për këtë citim në Testamentin e Ri, ju pikësëpari duhet ti kërkoni një bashkëpunëtori tuaj mysliman, shokë apo fqinj një kopje të Kuranit, librit të zbritur të Islamit. Shprehja është nga ajeti 45 i kapitullit të tretë në Kuran.

Është e mirënjohur se veçanërisht në kohën e pushimeve, të krishterët ndjekin predikimet e Jezusit./ArdhmëriaOnline/

Ajo çka është më pak e ditur është se myslimanët e duan dhe e nderojnë Jezusin si një prej të dërguarve më të mëdhenj të Zotit ndaj njerëzimit.

Ajetet e tjera në Kuran, të konsideruara nga myslimanët si fjala e drejtpërdrejtë e Zotit, mbajnë qëndrimin se Jezusi u ngjiz nga “Shpirti i Shenjtë” (2:87) dhe si i tillë përbën një “shenjë për të gjithë botën.”(21:91) Lindja e tij pa baba u konfirmua nga citimi I Maries duke pyetur: “Si mundem unë të kem një djalë kur asnjë burrë nuk më ka prekur kurrë mua?”(3:47)

Kurani e shfaq Jezusin duke folur qysh nga djepi dhe, me lejen e Zotit ai shëronte lebrosën dhe verbërinë. (5:110).

Zoti gjithashtu thotë në Kuran: “Ne i dhamë Jezusit, Ungjillin (Inxhilin) dhe vumë dhembshuri dhe mëshirë në zemrat e ndjekësve të tij.”(57:27).

Për sa kohë që forcat e urrejtjes anembanë botës përpiqen që ti çojnë drejt ndarjes myslimanët dhe të krishterët, ne jemi në nevojë të madhe të një forcë bashkuese që do të mund të kapërcente hendeqet në rritje të keqkuptimit fetar dhe mosbesimit.

Kjo forcë duhet të jetë mesazhi i dashurisë, paqes dhe mëshirës së predikuar nga Jezusi dhe të pranuar nga të dyja besimet.

Të krishterët dhe myslimanët duhet të bëjnë më të mirën për të marrë në konsideratë një tjetër ajet në Kuran që riafirmon mesazhin e përjetshëm të Zotit për unitetin spiritual:

Thoni po: “Ne besojmë në Zot si dhe në shpalljet e dhëna ndaj Ibrahimit, Ismailit, Isakut, Jakubit, dhe Fiseve, si dhe ato të dhëna ndaj Mojsiut dhe Jezusit, si dhe atyre të dhëna ndaj të gjithë Profetëve nga Zoti i tyre.

Ne nuk bëjmë dallim mes ndonjërit prej tyre, dhe kundrejt Tij ne i dorëzojmë vetet tona.” (2:136)

Vetë Profeti Muhamed, kërkoi që të fshiheshin të gjitha dallimet mes mesazhit që predikoi ai si dhe atij nga Jezusi, të cilin ai e quante “shpirt dhe fjalë”.

Profeti Muhamed tha: “Si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën unë jam më i afërti me Zotin së bashku me Jezusin të birin e Maries.

Profetët janë vëllezër nga babai, nënat e tyre janë të ndryshme, por feja e tyre është e vetme.”

Kur myslimanët përmendin Profetin Muhamed ato gjithmonë shtojnë frazën ‘paqja qoftë mbi të.’

Të krishterët mund të ndihen të befasuar nëse mësojnë se myslimanët e këtë shprehje e thonë edhe kur përmendin Jezusin apo se ne besojmë se Jezusi do të rikthehet në Tokë në ditën e fundit përpara ditës së gjykimit.

Mosrespektimi ndaj Jezusit, ashtu sikurse ne e kemi parë kaq shpesh nëpër shoqëritë tona, është tejet fyese ndaj myslimanëve./Mesazhi/