Ka thënë Allahu i Madhëruar: “Dashuria Ime është bërë e detyrueshme për ata që duhen për hatrin Tim, edhe për ata që ulen së bashku për hatër të dashurisë Sime, edhe për ata që dhurojnë për hatrin Tim, edhe për ata që vizitohen për hatrin Tim!”] – (Ahmedi, Tabaraniu, Hakimi dhe Bejhekiu, nga Muadhi).
Në komentimin e këtij hadithi, Imam Mennavi në “Fejdul-Kadir”, ndër të tjera, shkruan: [Ka thënë Ibn Arabiu: “Më ka dhuruar Allahu një hise të madhe nga Dashuria e Tij. Pasha Allahun, unë e ndjej atë dashuri, aq sa po të vendosej mbi qiell, ai do të çahej e, po të vendosej mbi yje, ato do të bienin e, po të vendosej mbi male, ato do të bëheshin pluhur…”] – (vëll. 4, f. 615).
Meditoni për pak dhe pyeteni veten se sa hise të kësaj Dashurie mund të ketë në jetën e secilit? Dhe, ajo që ka më rëndësi se kufiri personal i kësaj marrëdhënieje, është se sa jemi të aftë ta shpërndajmë këtë Dashni nëpërmjet pozicioneve, ku na ka vendosur Allahu i Madhëruar në jetën e kësaj bote kalimtare?
Qofshi mirë e paçi bekime!
Imam Muhamed B. Sytari