SHBA i përshëndet rezultatet e referendumit në Maqedoni më 30 shtator ku qytetarët e shprehën mbështetjen për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, ka bërë të ditur Stejt Departamenti.
“SHBA-të fuqishëm e mbështesin implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës e cila mundëson Maqedonisë të merr vendin e merituar në NATO dhe BE dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, të sigurisë dhe prosperitet. Me faktin se Kuvendi i Maqedonisë tani fillon me shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese, i ftojmë liderët të ngritën mbi politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike që të mundësojnë të ardhme të ndritur për vendin si anëtare e plotfuqishme e institucioneve perëndimore”, thuhet në kumtesën e Departamentit Amerikan të Shtetit, pas mbajtjes së referendumit në Maqedoni.