DASH: Kosova ka rritur përpjekjet për eliminimin e trafikimit me njerëz

Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim, thotë Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore.

Raporti thekson se Qeveria e Kosovës, krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese, ka identifikuar më shumë viktima dhe ka ndjekur dhe dënuar më shumë trafikues.

“Qeveria identifikoi 36 viktima të trafikimit, krahasuar me 28 në vitin 2015”.

“Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë kryer hetime proaktive, përfshirë hetime të përbashkëta me Inspektoratin e Punës”, thekson raporti.

Megjithatë, vijon ai, gjykatësit kanë shqiptuar dënime të buta për trafikuesit dhe prokurorët kanë vazhduar t’i degradojnë rastet e trafikimit në krime më të vogla.

“Siç është raportuar gjatë pesë vjetëve të kaluar, Kosova është burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar”.

“Trafikantët i rekrutojnë viktimat me premtime të rreme për martesë ose oferta pune në kafene, klube nate dhe restorante”, thuhet po ashtu në raport.

Departamenti amerikan të Shtetit thekson në raport se shumica e viktimave të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza